SISTEMI I SIGURIMEVE

ZGJIDHJE PER SISTEMIN TUAJ TE SIGURIMEVE

Ne kemi një eksperiencë 15 vjecare në zhvillimin e sistemeve për kompani sigurimi që ofrojnë shërbime për sigurimin e jetës, shëndetit apo udhëtimit.

Sistemi ynë custom lejon logimin e deri në 1.000 agjentëve, kryerjen e 10.000 telefonatave, dërgimin e 600 emaileve me dokumentacionin e nevojshëm në ditë, pa patur asnjë ndërprerje në punën tuaj.

 

PROJEKTE TE REALIZUARA 

 

CRM për qendrën e operative në fushën e turizmit

Sistemi menaxhon të gjitha kërkesat për asistencë të një qendre operative të dëmeve të një kompanie lider sigurimesh.

Tridhjetë operatorë ofrojnë suport 24/24 për mijëra të siguruar në mbarë botën përmes telefonit, emailit ose chat-it.

Sistemi përfshin:

  • Hapjen e sinjalizimin të klientit nëpërmjet një kërkimi të shpejtë në sistemin e kompanisë dhe shfaq të dhënat e policës falë një cache-je që garanton funksionimin e regjistrit të klientëve edhe në rast ndërprerjeje të sistemeve të tjera të kompanisë.
  • Lokalizimin e të siguruarit me aplikacion ose gjeolokacion.
  • Aktivizimin e nje sistemi gjurmimi dhe komunikim me furnitoret nepermjet nje sistemi emailesh.
  • Menaxhimi i ciklit pasiv të faturimit të shërbimeve jo ne nivel sigurimesh.
  • Transferim i dyanshëm në sistemin ku regjistrohen dëmet.
  • Integrim me barrë telefonike.

 

 

Portali i agjenteve: sistemi i shitjes të policave për tregëtuesit e makinave

Nje softuer i gjithi ne cloud propozohet si një ndërfaqe e lehte ne perdorim për shpërndarjen e produkteve të sigurimit nga ana e tregtarëve te makinave.

I përshtatshëm për çdo projekt shitjeje me rrjete jashtë kompanisë, ai është në gjendje të menaxhojë plotësisht procesin e shitjes dhe flukset financiare të lidhura midis kompanise dhe rrjetit te jashtem. Procesi i përditësimit ditor ju lejon të keni të dhëna dhe statistika të përditësuara vazhdimisht.

Sistemi përfshin:

  • Të dhëna mbi shitësin dhe strukturë hierarkike.
  • Motor autonom komisionesh me tarifa për produktin/garancinë, aktivitetin, strukturën e shpërndarjes dhe raportet.
  • Të dhëna mbi produktin me sistem menaxhimi për dokumentacionin.
  • Shitje të policave të sigurimit me login direkt në ndërfaqen e kompanisë.
  • Lehtësi e jashtëzakonshme në përdorim dhe fleksibilitet në përcaktimin e ndërfaqes së agjentit.
  • Menaxhim i komunikimeve, bonuseve nëpërmjet grafikave interaktive.

 

 

Asistencë në udhetim: një sistem shitjesh të policave për agjensitë turistike

Softueri është një portal i hapur për publikun për shitjen me pakicë të policave në sektorin e sigurimeve, me mbulim në rast anulimi, sigurim shëndeti, dhe RC.

Faqja menaxhon regjistrimin e përdoruesit, fazën e buxhetimit (duke përdorur shërbimet e kompanisë), pagesën me kartë krediti, lëshimin e policës dhe dërgimin e saj te klienti.

Sistemi është i pajisur me funksione të lidhjes dhe promovimit përmes fushatave të marketingut, një faqe menaxhimi për konfigurimin e produkteve, kontrollet e pagesave të emetimeve, një redaktues përmbajtjeje dhe një sistem dërgimi email-esh marketingu me template.

Sistemi përfshin:

  • Shitje online policash sigurimi me paketa garancie të variueshme.
  • Gjenerim në kohë reale i policave nëpërmjet lidhjes direkte me ndërfaqen e sistemit te kompanisë.
  • Pagesa me kartë krediti.

 

 

Portale Asistence: sistem per shperndarjen e policave nga agjensite turistike

Portal për shpërndarjen e policave të sigurimit në sektorin e turizmit nga agjenci turistike.

Sistemi lejon lidhjen ndërmjet personave të stafit të agjencisë, krijimin dhe emetimin e policës. Këtu përfshihet menaxhimi i hapur i policës me përfshirjen e të siguruarve, mjeteve te raportimit dhe komunikimit kompani-shpërndarës si dhe pagesën me kartë krediti.

Sistemi përfshin:

  • Marrjen e të dhënave përmes postës elektronike ose në mënyrë interaktive nga ndërfaqja, gjenerimin e modeleve dinamikë bazuar te lloji i policës.
  • Sistem autentifikimi i miksuar.
  • Ruajtje e modelit dhe struktures se nderfaqes se klientit.

 

 

Ejani na vizitoni prane zyres sone ne:

Adresa
Rruga Abdyl Frasheri 7, Hekla Center, Shkalla 1, Kati 8

 Qyteti
Tirana, Albania

 

Ose na kontaktoni ne:      

Telefon
+355 4 562 8594

Email
info@smart-tech.al

 

Kliko dhe na shkruaj edhe ne Skype