IVR

Përgjigje zanore interaktive

Interactive Voice Response, ose IVR, është një lloj sistemi telefonik që ndërvepron me shumicën e përdoruesve nëpërmjet komandave zanore.

Përfitimet e një IVR-je ndërvepruese lidhen kryesisht me reduktimin e kostove. Telefonuesit mund të drejtohen në linja apo departamente të caktuara të kompanisë dhe t’i jepet suport pa patur nevojë që kompania të shqetësohet për punësimin dhe pagesën e një recepsionisti apo operatori telefonik.

Prandaj, edhe të paguash dhjetëra mijëra dollarë për sistemin IVR kushton më pak sesa të paguash vazhdimisht dikë për të bërë të njëjtën punë vit pas viti.

Për më tepër, sistemet sot po bëhen më intuitive dhe po bëhen më të afta për t’i drejtuar telefonuesit në zonat e interesit pa kërkuar përgjigje përshkruese nga telefonuesi.

IVR e CallMe i lejon klientët të flasin lirshëm dhe të zgjidhin problemet me sukses njëlloj sikur të ishin duke folur me një operator të vërtetë.

  • Rritni feddback-un pozitiv të klientit me një vetë-shërbim të thjeshtë dhe efikas.
  • Reflektoni identitetin tuaj të markës duke regjistruar audio të personalizuara që krijojnë besim.
  • IVR e programueshme për të kryer shërbime komplekse si leximet dhe pagesat.

 

 

Çfarë perfitoni me CallMe IVR

 

Drejtimi i thirrjeve

CallMe ridrejton telefonuesit në vendin e duhur në kohën e duhur, duke reduktuar transferimet ndërmjet operatorëve, duke rritur rezolucionin në kontaktin e parë dhe duke ulur kohën mesatare të telefonatës.

CallMe Dialog

Krijoni biseda inteligjente me dialogje të ngjashëm me ata te klientëve që nxisin angazhim më të lartë të klientit, rrisin normat e mbajtjes dhe rrisin besnikërinë e klientit.

Korrespondencat e ANI

Kombinoni identifikimin automatik të numrave (ANI) me të dhënat e klientit për të identifikuar telefonuesit, për të parashikuar nevojat e tyre dhe për të adresuar në mënyrë proaktive problemet e tyre.