DIALER PREDICTIVE

Zgjidhni dialer-in predictive e duhur për ekipin tuaj të shitjeve

Predictive Dialer është nje softuer i automatizuar i telefonatave dalëse që përdor algoritme të shumta për të bllokuar numrat qe nuk pergjigjen, postën zanore, thirrjet e shkëputura dhe të humbura për të lidhur shpejt përfaqësuesit e shitjeve me klientet.

Një nga mënyrat e shumta të punës që ndihmon në maksimizimin e produktivitetit të një ekipi shitjesh.

Softueri predictive përdor sisteme të ndryshme matese të kontaktueshmërisë për të parashikuar se kur do të jetë i disponueshëm për t’iu përgjigjur thirrjes përfaqësuesi tjetër i shitjeve, në mënyrë që të kryhet vetëm numri i nevojshëm i telefonatave në emër të agjentit.

 

  • Një predictive dialer mund të zvogëlojë intervalin kohor midis praktikave që i dërgohen operatorit në vetëm 3 sekonda.
  • Më pak kohë joproduktive do të thotë më shumë telefonata. Dhe si rezultat, një potencial më i madh për të bërë më shumë shitje.
  • Një predictive dialer do të analizojë çdo telefonatë dhe do të heqë rezultatet negative duke transferuar vetëm telefonatat e vërteta të cilave u përgjigjen njerëz të vërtetë. Kjo, nga ana tjetër, do të rrisë në mënyrë drastike normat tuaja të mbulimit.

 

FUNKSIONALITETET E CALLMAKER

Administrimi Realizohet: Ngarkim praktikash, Renditje, Ndarje në lista, Konfigurim i linjës telefonike.
Praktika te perbashketa ne nje linje – Operatorë Push / Predictive.
Call Maker – Krijon telefonatat, Aplikon rregullat e biznesit, Merr në konsideratë nivelin e kontaktueshmërisë.
PBX – Njeh sekretaritë telefonike, Audio në background, Shpërndan telefonatat tek operatorët e lirë.

 

 

Të dhëna për Predictive dialer

 

Numri i agjentëve në dispozicion

Për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e predictive dialer, duhet të keni të paktën 4 persona në linjë. Numri optimal i ri-kontaktimit është 10 e lart.

Kohëzgjatja mesatare e bisedës

Kjo matje lejon një predictive dialer të vlerësojë se sa kohë shpenzojnë agjentët tuaj në çdo telefonatë.

Feedback-u i telefonatave pa përgjigje

Predictive dialer vendos automatikisht një feedback për të gjitha telefonatat që nuk i dërgohen një agjenti për arsye specifike.