BARRA TELEFONIKE CALLME

Cilesi maksimale dhe reduktim i kohës se start up

Të kesh të instaluar barren telefonike CallMe do te thote te jesh ne gjendje te menaxhosh dhe shpërndash ne menyre efikase fluksin e telefonatave ndërmjet operatorëve.

Normalisht, eshte Team Leaderi ai qe konfiguron organizimin e sallave dhe operatoreve, vendos rregullat dhe kriteret për shpërndarjen e telefonatave dhe monitoron aktivitetet, statistikat dhe statusin e sistemit ne çdo kohe.

Kur kanalet e komunikimit aktivizohen ne internet, barra telefonike kthehet ne nje program menaxhimi me shume kanale.

Operatoret mund te logohen sipas fushatave, të kerkojne Pushimin dhe të menaxhojnë detyra të ndryshme qe i caktohen, të gjitha me ane te barres telefonike.

  • Barre telefonike SIP.
  • Dy kanale per perdorues per trabocco, predictive dhe inbound.
  • Monitorim real-time.
  • Vendi i punes ku eshte i instaluar software eshte i integruar teresisht me nje sistem menaxhimi qe i pergjigjet ndryshimeve ne fushate apo ne menyre punimi.
  • Lejon login dhe logout te sigurt te agjenteve, transferimet tek nje operator tjeter, regjistrimin e telefonatave, propozon praktikat per tu punuar, regjistron kohen e punimit, ka funksionalitetin whisper dhe asistencen ne remote.
  • Permban nje browser chrome te integruar, ku praktikat mund te ngarkohen me ane te CRM-se tone ose nga sisteme te tjera web. Gjithashtu permban panele te dedikuar per trajnimin e operatoreve si dhe panele monitorimi qe i sherbejne  team leader-ave dhe supervizoreve.

 

Veprimet tipike qe nje agjent mund te realizoje duke perdorur barren telefonike CallMe

 

INBOUND

Me marrjen e telefonatës, akoma pa u përgjigjur, operatori sheh në barren telefonike informacionin që ka të bëjë si me telefonuesin ashtu edhe me vetë telefonaten dhe duke u përgjigjur, hapet një dritare ne forme pop-up me të gjitha të dhënat e klientit.

OUTBOUND

Sapo operatori bie në kontakt me klientin, hapet automatikisht faqja përkatëse me të dhënat personale te klientit i cili eshte perzgjedhur ne baze te dhe pyetjes apo propozimit që atij do t’i bëhet. Kjo e bën shumë të lehtë për agjentin të menaxhojë klientin.

PREDICTIVE

Një dialer predictive do të analizojë çdo telefonatë dhe te dhene te klienteve dhe do të heqë nga lista numrat e gabuar dhe te pa vlefshem duke transferuar keshtu vetëm telefonatat nga numra te vërtete të cilat jane kryer me pare nga njerëz reale.

 

BACK OFFICE

Operatorët e back office merren me detyra ekzekutive: transkriptimin, futjen dhe përpunimin e të dhënave, kontrollin e pajtueshmërisë, aktivizimin e procedurave, transferimin e dokumentacionit në zyrat përkatëse, etj.

APPUNTAMENTO

Barra telefonike ofron mundësinë e caktimit të takimeve për rikontaktim. Këto takime i kalojne agjenti qe ka lene takimin ose janë të dukshme për të gjithë, menjëherë ne momentin qe vjen data e caktuar per te kontaktuar klientin.

LISTA MANUALE

Një agjent mund të zgjedhe te menaxhojë klientët me me shume përparësi nepermjet një liste manuale, duke i kërkuar te dhenat e klientit ne sistem dhe duke i përpunuar ato dhe duke kontaktuar klientin drejtpërdrejt nga barra telefonike.