PROGRAMUES OUTSOURCING

Nese po kerkoni nje profesionist IT, jeni ne vendin e duhur.

Jemi te gatshem t’ju asistojme duke iu ofruar sherbime profesionale, me kosto te ulet.

 

 

 

IT Outsourcing

Kohet e fundit IT Outsourcing po kthehet ne nje zgjedhje gjithmone e me optimale per kompanite. Ky sherbim u perdor fillimisht ne Amerike dhe tani, edhe per shkak te pandemise vitet e fundit, po aplikohet kudo ne bote. IT Outsourcing nenkupton ofrimin e sherbimeve IT te cdo lloji, nga nje pale e trete e specializuar dhe e afte te menaxhoje sfidat teknologjike te biznesit tuaj.
Ne vendosim ne dispozicionin tuaj tekniket tane shume te kualifikuar te IT-se, pa koston dhe barrën e një punesimi, por thjesht me nje fature mujore te vogel sherbimi.
IT Outsourcing ju mundeson te perqendroheni vetem tek biznesi juaj, pa u shqetesuar per ceshtjet qe kane lidhje me teknologjine, ju ndihmon te ulni kostot dhe ju jep mundesine qe te perfitoni nga aftesite dhe avantazhet qe ju ofrojne profesionistet e jashtem IT.

 

 

Zgjidhni profesionistin tuaj

 

 

         Software Developer                    Mobile Developer                       Web Designer

JUNIOR-INTERMEDIATE-SENIOR

   I specializuar ne teknologjite: .Net, SQL, MySQL, Javascript,  JQuery, C#, GitHub.

JUNIOR-INTERMEDIATE-SENIOR

   I specializuar ne teknologjite: Xamarin, .Net MAUI, Android, IOS, JQuery, SQL.

JUNIOR-INTERMEDIATE-SENIOR

   I specializuar ne teknologjite: WordPress, HTML, CSS, Javascript, JQuery.

Body Rental

 

Per kompanite startup apo ato jo te fokusuara ne programim por qe kane nevoje per dixhitalizim, mund te jete e veshtire qe te bejne pjese te stafit te tyre persona te kualifikuar ne boten e IT. Kjo gje do ta bente te pamundur realizimin e projekteve te medha teknologjike, pasi per kete nevojitet nje skuader e specializuar dhe e afte profesionistesh.

Ne kete rast ajo qe ju vjen ne ndihme eshte Body Rental. Termi Body Rental do te thote t’i huazosh punonjesit e tu nje kompanie tjeter qe nuk eshte e kualifikuar ne sherbimet IT dhe qe ka nevoje per asistence ne kete fushe. Ofrimi i ketyre sherbimeve nga nje skuader e jashtme perkthehet ne me pak humbje kohe ne gjetjen e personave te duhur per realizimin e objektivit tuaj pasi gjithshka qe duhet te beni eshte thjesht te kontaktoni me nje kompani Body Rental e cila iu ve menjehere ne dispozicion programues apo specialiste te tjere qe kane eksperiencen e duhur dhe nuk kane nevoje te trajnohen apo te testohen per te realizuar projektin per te cilin keni nevoje.

Kjo do te thote gjithashtu edhe reduktim kostosh qe eshte edhe gjeja me e rendesishme per nje biznes. Ne vend qe te harxhoni kohe dhe para per te formuar nje team te brendshem apo per te trajnuar punonjesit tuaj, mjafton t’i besoni nje grupi ekspertesh te jashtem qe jane te gatshem t’ju ndihmojne.

 

Pse duhet te zgjidhni Body Rental?

Disa nga avantazhet e Body Rental perfshijne:

Reduktim te kohes tuaj: Nje projekt teknologjik qofte ky nje software, website, CRM apo edhe nje funksionalitet shtese kerkon dedikim dhe kohe. Per nje kompani qe s’ka lidhje me programimin koha per te siguruar stafin e nevojshem do te ishte tej mase e gjate. Se pari duke qene se nuk jeni eksperte te fushes do t’ju duhej te gjenit persona te tjere per te perzgjedhur stafin e duhur dhe kjo do t’ju pengonte ne fokusin tuaj tek te berit biznes.

Humbje kohe ka edhe per kompanite e vogla te programimit, te cilat duan te rriten dhe te krijojne reputacion ne treg. Duke mos patur mjaftueshem ose aspak persona te kualifikuar ne dispozicion, nje skuader e jashtme programuesish do t’ju ndihmonte te reduktonit kohen per trajnimin e stafit tuaj te brendshem. Zgjidhja juaj eshte Body Rental. Kontakti nga afer me profesioniste me eksperience do ta ndihmonte stafin tuaj te rritej me shpejt profesionalisht se sa organizimi i mbledhjeve informuese apo trajnuese te cilat ne te njejten kohe do t’ju pengonin me ecurine e punes dhe do t’ju harxhonin goxha kohe te vlefshme.

 

Reduktimi i kostove: Investimi ne krijimin e nje skuadre te brendshme IT me eksperiencen e duhur eshte kosto. Te gjitha certifikimet, trajnimet dhe sidomos krijimi i nje grupi programuesish ne nje kompani ku nje departament i tille nuk ekziston, kushtojne. Gjithashtu teknologjia avancon cdo dite dhe per te qene koherent me produktet ne treg, ju duhet te harxhoni para dhe burime per te siguruar framework-et apo tool-et e fjales se fundit. Pse te rrisni kostot tuaja kur per kete ka nje zgjidhje shume me optimale?

Me sigurine qe ju jep body rental, ju do ta keni gati grupin tuaj te profesionisteve. Mjafton te zgjidhni teknologjine dhe llojin e projektit apo software-it qe doni te realizoni dhe ne ju veme menjehere  ne dispozicion personelin e duhur. Ne kete menyre reduktoni kostot e biznesit tuaj dhe fokusoheni tek puna juaj sepse per sfidat teknologjike mendojme ne.