APLIKACIONE MOBILE

Aplikacione Mobile Android dhe IOS

 

Zgjidhni me te miret per zhvillimin e aplikacionit tuaj mobile !!

Mobile

Tashme Smart-Tech eshte edhe pjese e botes Mobile. Aktualisht skuadra jone eshte e kualifikuar ne krijimin e aplikacioneve per zyra, sherbime apo kompani.

Nese keni nevoje per nje aplikacion lightweight, me strukture te pershtatshme per perdoruesin pavaresisht nga eksperienca apo mosha dhe estetikisht te bukur, Smart-Tech eshte zgjedhja e duhur.

Zhvillojme aplikacione mobile per Android dhe IOS ne teknologjine Microsoft Xamarin, nje nga platformat me performance me te larte ne ndertimin e aplikacioneve. Gjithashtu ju suportojme ne cdo hap, sepse Smart-Tech eshte nje Microsoft Partner. Ne kemi mundesine t’i pergjigjemi nevojave tuaja ne cdo kohe, sepse kemi ne krah nje lider ne fushen e teknologjise.

Ne kujdesemi qe cdo kerkese e juaja te trajtohet me seriozitet dhe te zgjidhet ne menyre eficente.

 

 

 

 

 

 

 

Smart-Tech kujdeset per:

– Logjiken tuaj te biznesit
– Zbatimin me rigorozitet te kerkesave te klientit

– Ndertimin e nje aplikacioni mobile te lehte ne perdorim
– Dizajn modern dhe bashkekohor
– Cilesi por edhe kosto te uleta.

 

Para se te kalohet ne procesin e zhvillimit te aplikacionit mobile, eshte e rendesishme te ndiqen disa hapa te nevojshem per ndertimin e nje aplikacioni te susksesshem.

Logjika e biznesit

Gjeja e pare qe kerkojme te kuptojme pas realizimit te takimit me klientin eshte: Cili eshte qellimi i aplikacionit qe do te ndertohet?  Po aq e rendesishme sa te kuptojme cila eshte ideja qe klienti ka per aplikacionin mobile qe do te ndertohet, per ne eshte e rendesishme edhe qe me sugjerimet tona te arrijme ne nje ide perfundimtare per nje aplikacion qe do te beje diferencen ne treg. Pervec njohjes se klientit, duhet patjeter te njihet edhe konkurrenca. Duke njohur konkurrencen mund te krijohet nje vizion i qarte mbi Pate qe nevojitet per ta bere aplikacionin tuaj jo vetem praktik por edhe unik. Skuadra jone eshte e kompletuar me persona te kualifikuar per t’ju ofruar zgjidhje moderne per implementimin e cdo risie.

 

Kerkesat e klientit

Me identifikimin e kerkesave te klientit, behet me e lehte per t’ju pergjigjur pyetjeve te meposhtme mbi aplikacionin:

  • Cilat jane problemet qe aplikacioni mobile pritet te zgjidhe? (Pra cila eshte detyra e ketij aplikacioni mobile)
  • Cfare komponentesh do te perfshije?
  • Ne c’menyre do te ndryshoje ky app nga aplikacionet e tjera ne treg?
  • Cfare platforme do te perdoret? (Android apo IOS)
  • Cilat jane funksionalitetet qe do te pershihen ne App?
  • Cili parashikohet te jete perfitimi per kete investim?

 

Faza e zhvillimit

Faza e zhvillimit bazohet ne hapat qe do te ndermerren per krijimin dhe me pas publikimi e aplikacionit mobile. Keto hapa perfshijne:

  • Sistemi operativ: Android apo IOS
  • Interneti: A duhet lidhja me internetin per perdorimin e App-it.
  • Dizajni per nderfaqen e perdoruesit: Dizajni i aplikacioni duhet te jete ‘responsive’, pra i pershtatshem per tu perdorur ne telefona apo tablet ekran te permasave te ndryshme.
  • Gjuha: Gjuha ne te cilen do te zhvillohet aplikacioni.
  • Siguria mbi te dhenat e perdoruesit: Eshte e rendesishme qe te sigurohet privatesia e te dhenave te klientit ne qofte se ketij te fundit i kerkohet te regjistrohet per te perdorur aplikacionin.

 

Faza e pas-zhvillimit

Faza e pas-zhvillimit eshte shume e rendesishme, sepse aplikacioni qe ju na besoni, pervec se duhet te plotesoje kriteret tuaja, duhet gjithashtu te plotesoje edhe rregullat dhe certifikimet nderkombetare. Keto jane disa nga gjerat qe marrim ne konsiderate pasi aplikacioni e ka kaluar fazen e zhvillimit dhe eshte gati per Publikim:

  • Testimi: Ne i dedikojme nje periudhe te konsiderueshme testimit te aplikacionit. Per t’u siguruar qe te gjitha funksionalitet e App-it jane ato te kerkuarat nga klienti, aplikacioni kalon ne disa faza testimi dhe ri-testimi.
  • Lancimi: Eshte e rendesishme qe lancimi i aplikacionit, tashme te perfunduar, te behet ne menyren e duhur. Gjithmone ka nje audience ‘target’ per te cilen aplikacioni publikohet, keshtu qe ne kujdesemi qe kjo audience personash te terhiqet nga ky aplikacion mobile i ri ne treg.
  • Mirembajtja: Skuadra e Smart-Tech ofron suport per mirembajtje te vazhdueshme te aplikacionit tuaj mobile. Kjo eshte nje pike kyce per ta mbajtur aplikacionin eficent, funksional dhe nen kontroll gjate gjithe kohes.
  • Update-t: Pas publikimit te versionit te pare te aplikacionit per publikun e gjere, vijne edhe sugjerimet e para. Eshte e rendesishme qe review-te te merren gjithmone parasysh dhe qe ne baze te tyre te kryhen azhornime te vazhdueshme te aplikacionit. Kjo do ta bente ate me fleksibel dhe me te rezistueshem ne kohe.

 

Per me shume informacion mund te shkarkoni aplikacionin tone mobile ne Play Store ose te na kontaktoni ne numrin tone te kontaktit.