MIREMBAJTJA E APLIKACIONEVE DHE SUPORTI

Mirembajtja e aplikacioneve dhe suporti

 

Nje nga menyrat me ane te se ciles nje kompani permireson pozicionin e saj konkurrues ne treg eshte perdorimi i zgjidhjeve te ndryshme software-ike per te siguruar nje lidhje te forte si brenda per brenda kompanise ashtu edhe me kompani te tjera partnere. Kjo e ben te nevojshme te paturit e nje ekipi te afte IT, i cili punon per ju ne menyre te vazhdueshme dhe ofron mirembajtje dhe suport per aplikacionet qe kompania juaj ka ne perdorim.

Smart – Tech mund te percaktohet pa asnje dyshim si i mire-trajnuar, kur behet fjale per suportin dhe mirembajtjen ne fushen e aplikacioneve. Me nje eksperience prej me shume se 10 vitesh, ekipi ynë i ri që punon tani për Smart-Tech, mund te ofroje nje sherbim te shkelqyer per sa i perket suportit dhe mirembajtjes ne kete fushe.

Ne ofrojmë suport IT për kompani Call Centre, Financiare dhe Kompani Sigurimi. Shërbimet tona ofrohen 24/7/365. Specialistët tanë për suportin ndaj aplikacioneve flasin Anglisht, Italisht dhe Shqip, gje qe per ne do te thote qe per stafin tone nuk ekziston asnje kufizim ne lidhje me sherbimet qe u ofrojme klienteve tane.