RRETH NESH

Përmbledhje

Kompania jonë e ka filluar punën në shtator 2018, në Tirane. Ajo është themeluar nga aksionerë Italianë dhe Shqiptarë. Smart-Tech operon në fushën e Software Engineering, për të siguruar zgjidhje të teknologjisë së informacionit për biznese të mëdha dhe të vogla.

Klientët tanë janë kryesisht të vendosur në Itali dhe Shqipëri. Ata i përkasin sektorëve të ndryshëm, por pavarësisht industrisë që përfaqësojnë, të gjithë ndajnë të njëjtën sfidë: Dizenjimin e infrastrukturës së tyre IT, në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e biznesit të tyre dhe në të njëjtën kohë të reduktojnë kostot. Për këtë, sa herë që tema është teknologjia e informacionit, Smart-Tech është zgjedhja e duhur.

Kompania operon duke ofruar shërbimet e saj kryesisht në sektorin privat si në: Call Center, Finance dhe IT Outsourcing.

Misioni

Misioni ynë është t’i sigurojmë kompanive zgjidhje me çmimet më konkurruese në treg. Për ne, klientët e kënaqur janë qëllimi kryesor. Vlerësimi dhe integriteti janë ato që ne ofrojmë. Çdo projekt i klientëve është një sfidë dhe një histori suksesi për ne. Puna në sektorin e Tekonologjisë së Informacionit është pasioni ynë. Ne i japim mundësinë punonjësve tanë të punojnë me integritet dhe me kualitetin më të lartë, bazuar në standartet dhe praktikat ndërkombëtare duke patur gjthmonë sinqeritet në marrëdhëniet me stafin, klientët dhe partnerët tanë.