Cfare eshte CRM?

 

CRM

Ndoshta ju jeni nje nga ata persona qe duan te hapin nje biznes dhe qe sigurisht kerkojne qe ky biznes te jete fitimprures. Por ndoshta nuk e keni menduar qe ne suksesin e biznesit tuaj, pervec produkteve apo sherbimeve qe ofroni, rolin me te rendesishem e luan marredhenia me klientin. Me fjale te tjera, cdo kompani e suksesshme ka ne qender te vemendjes se saj pikerisht kete marredhenie. Ne fund te fundit pa kliente nuk ka Marketing.

 

 

Menaxhimi i marredhenies me klientet eshte pikerisht ajo qe njihet si CRM. Por cfare eshte nje sistem CRM?

CRM eshte akronim i Customer Relationship Management. Cdo gje qe ka te beje me menyren e te ndervepruarit te klienteve dhe me analizimin e sjelljes dhe preferencave se tyre, menaxhohet nga nje Sistem CRM. Ky sistem eshte nje komponent tejet i rendesishem per ju. Kjo sepse duke kuptuar nevojat e klienteve mund te kuptoni edhe se cfare duhet t’i ofroni atyre. Per tu shnderruar ne Lider duhet te jeni Unik. Ju duhet te shnderroheni ne domosdoshmeri per klientet tuaj dhe kete mund ta beni vetem duke i kuptuar ata. Prandaj ju nevojitet nje sistem CRM; per ta bere me te lehte rrugen tuaj drejt suksesit dhe per te ndertuar strategjine tuaj solide te biznesit.