APLIKACIONET WEB DHE DESKTOP

Informacion i rëndësishëm

Për ata që nuk janë ekspertë të fushës së Teknologjisë së Informacionit, por janë të interesuar ta shohin  biznesin e tyre te rritet, këtu gjeni disa informacione të dobishme për Zhvillimin e Aplikacioneve Web Desktop dhe rëndësinë e tyre.

 

Aplikacionet Web

Aplikacionet web janë ato që mund të aksesohen nëpërmjet Internetit (ose Intranetit). Instalimi i tyre bëhet vetëm një herë dhe janë shumë të përshtatshme për përdoruesit. Gjithashtu janë lehtësisht të aksesueshme nga cdo vend ku përdoret Interneti. Zhvillimi i aplikacioneve web mbështetet plotësisht në lidhjen dhe shpejtësinë e internetit.

Aplikacionet Desktop

Aplikacionet desktop janë ato aplikacione që instalohen në mënyrë të vecantë në secilin kompjuter. Ata janë të pavarur dhe në këtë mënyrë nuk përballen me asnjë problem që lidhet me internetin.

Pavarësisht llojit të suportit për të cilin keni nevojë, Smart-Tech do të jetë partneri juaj me vlerë në fushën e Informacionit dhe Teknologjisë. Cilat do qofshin nevojat tuaja, ne gjithmonë do te ndodhemi pranë jush duke ofruar shërbimet tona cilësore për t’ju ndihmuar të ndërtoni një të ardhme premtuese për biznesin tuaj.

 

Pse e rekomandojmë përdorimin e Aplikacioneve Web dhe Desktop

 

Avantazhet e Aplikacioneve Web

Zero instalim – të gjitha PC-të kanë nje browser.

Reduktojnë kostot e biznesit – më pak biseda telefonike me klientët; eliminim i materialeve e printuara; lejon përdoruesit të përditësojnë të dhënat e tyre.

Të dhëna te centralizuara që janë të sigurta dhe të lehta për t’u bërë backup.

Përditësime të shpejta dhe të lehta.

Lidhje me këdo, kudo në botë.

Në dispozicion 24 orë ne 24, ne 7 ditë të javës.

Mund të përdoren nga PC me ekrane me rezolucion të ulët dhe nga smartphone.

Trajnimi online mund të kryhet sipas kohës së lire të përdoruesit.

Aksesim i informacionit më të fundit nga punonjësit direkt nga vendi në të cilin ndodhen.

Aplikacione gjithmonë te përditësuara.

 

Avantazhet e Aplikacioneve Desktop

 

 

Të përshtatshëm me përdoruesin – të lehtë për t’u përdorur dhe të thjeshtë për t’u aksesuar.

Të dukshëm – pasi vendosen në menunë e Windows Start ose në Mac OS Dock, ato janë gjithmonë të dukshem.

Funksionalitete shumë te mira download dhe preview.

Aftësi për të kopjuar informacion në clipboard.

Akses i lehtë i notification system.

Asistojnë biznesin në një mënyrë të mirë menaxhuar dhe të organizuar.

 

Hapat e ciklit te Systems Development në të cilat ju suportojmë

 

Planifikimi: Identifikimi i nevojave tuaja, shqyrtimi i opsioneve të zgjidhjes dhe analizimi i karakteristikave të aplikacioneve konkurruese.

Analiza: Dokumentimi i kërkesave funksionale për aplikacionin dhe parashikimin e problemeve potenciale që mund të hasen.

Dizajni: Përcaktimi se si aplikacioni do të funksionojë për biznesin tuaj dhe çfarë tiparesh do të ketë.

Ndërtimi: Kjo është faza ku ndodh programimi i bazuar ne kërkesat e biznesit.

Testimi: Ka të bëjë me testimin e aplikacionit dhe kërkimin e gabimeve si dhe me konfirmimin qe kërkesat janë plotësuar.

Zbatimi: Zbatimi i aplikacionit për stafin tuaj dhe per perdoruesit e tjere.

Mbështetja: Monitorimi i përvojës se përdoruesit dhe mbështetje 24/24.

 

Skuadra jonë ka vite eksperiencë në zhvillimin e aplikacioneve web dhe desktop. Ne ofrojmë zgjidhjen më të mirë dhe me kosto më të ulët, bazuar në kërkesat e klientit. Smart-Tech është një kompani e specializuar në ndërtimin e sistemeve të bazuara tek klienti. Ne jemi mësuar të punojmë me mençuri nën presionin e kohës, në projekte komplekse që kërkojnë përfshirjen e një numri të madh personash.